TIRANE- E gjithë vëmendja sot është në Pallatin e Kongreseve, atje ku po mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit shqiptar ‘Kënga Magjike’.

Por, ashtu siç ishte folur, në krah të Ardit Gjeberas, si prezantuese është edhe Princesha Elia Zaharia, gruaja e Princ Leka II.

Lajmi.net teksa ka siguruar disa foto nga Elia, ngre dyshime se ajo mund të jetë shtatëzënë.
Të njëjtat burime theksojnë se pamja e saj të lë këtë përshtypje, ku vërehet barku i fryrë. Deri më sot, çifti nuk ka folur asnjëherë për këtë gjë dhe çdo gjë mbetet në suazën e supozimeve. Kujtojmë se dasma e tyre pati marrë jehonë edhe në mediat botërore./lajmi.net
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb