TIRANE- Aktivistë të Aleancës Kundër Importit të Plehrave, qytetarë të thjeshtë, kanë gjetur mënyra nga më të ndryshmet për t’i thënë ‘jo’ ligjit për mbetjet. Gjatë protestës së sotme, e cila nisi me marshim nga Monumenti i Pavarësisë, deri në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’u stacionuar para Kryeministrisë, ata kanë ‘sulmuar’ me personazhe reale.

Imazhet e kryeministrit Edi Rama, dhe deputetit Eduard Shalsi, të ngjirua në qese plastike të zeza, që shërbejnë për mbledhur mbetjet. Fotot në fjalë tregojnë qeset me ‘Ramën dhe Shalsin’, që ‘sfidojnë’ kordonin e policisë që është vendosur para Kryeministrisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: