TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka të ndalur me akuzat në drejtim të qeverisë Rama.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha ka publikuar një fotomontazh ku shihet ish-ministri Saimir Tahiri dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, dy personazhe të sulmuara nga opozita.

“Vertete jemi familje mafioze, por Rama na zgjodhi vetem per drogen! Sb”, shkruan me ironi Berisha, duke shigjetuar kështu Tahirin dhe Xhafajn.
32456351_1006287936198780_3438309671943798784_n
Kujtojmë se Tahiri ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe korrupsion. Ndërkohë Xhafaj po sulmohet nga opozita pasi pretendohet se ka mbrojtur vëllain e tij Agron Xhafajn, ndërsa e akuzojnë për trafik droge.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb