TIRANË – Një grua e moshuar, shitëse ambulante, mundohet t’i shpëtojë syrit të Policisë Bashkiake dhe gjobave të tyre, duke u fshehur pas një makine, bashkë me mallin që shiste.

Në foto duket sikur policët janë vënë në kërkim të gruas së gjorë, e cila mban në duar mallin e saj të pakët, të ndarë në qeska dhe rri mendueshëm, me dorën të vendosur tek goja.

Fotot që të prekin zemrën janë dërguar në redaksinë e ‘Jetaoshqef’. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fortuzi”, pranë shkollës “Jeronim de Rada”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb