KORCE- Nëse ke të ardhura nga ndonjë lloj aktiviteti duhet që çdo kënd që blen “shërbimet” e tua ta pajisësh me një kupon tatimor. Kështu me sa duket e ka kuptuar aksionin e qeverisë kundër informalitetit edhe një instrumentist në qytetin e Korçës.

Teksa qëndron i ulur në një nga stolat e qytetit, qytetari luan në klarinetë, e pranë tij ka vendosur një kasë fiskale, me sa duket për të pajisur me kupon tatimor të gjithë ata qytetarë që do t’i japin atij lekë për muzikën që dëgjojnë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: