Rita Ora u kthye në Kosovë për të festuar 10-vjetorin e pavarësisë të vendit dhe nuk i zhgënjeu bashkëatdhetarët e saj.

Këngëtarja e famshme ofroi një performancë të jashtëzakonshme në koncertin e zhvilluar në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës.

Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.

Portali britanik, ku po bën karrierë 27-vjeçarja, ‘Daily Mail’ ka publikuar disa imazhe mahnitëse të këngëtares sonë.

Por ndërkohë që shumë nga mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar koncertin e Rita Orës në Prishtinë, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, lajmi i tabloidit britanik “Daily Mail”, ka rënë në sy për një gabim, jo të vogël.

“Rita Ora feston 10-vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës”,- thuhej në titullin e artikullit, që më pas nënvizon takimin që Rita Ora pati me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj ditën e djeshme.

Gafa e “Daily Mail”, me emrin e Kosovës nuk ka kaluar pa u vënë re, ndërkohë që ky tabloid i ka dedikuar edhe artikuj të tjerë koncertit madhështor që u mbajt mbrëmë në Prishtinë, me të ftuar speciale këngëtaren shqiptare.

“Ajo u kthye në vendin e saj të origjinës në Kosovë për të shënuar 10-vjetorin e Pavarësisë nga Serbia. Rita Ora nuk i zhgënjeu fansat e saj kosovarë kur mbajti një koncert të mrekullueshëm në Prishtinë”,- shkruan “Daily Mail”.
717EFCB6-2DE7-46D5-AA34-9E9F918140B1-631x4201518986435

59684EC6-D35A-4D90-A5E8-25AF5A50317A-631x4201518986433

B6C66817-EF44-4926-AB2D-785997546AFB-630x4201518986416

B0991245-1C77-46D2-B5B9-65DCCAA4F0BF-631x4201518986413

C0D2E7CA-6926-4049-887B-0C3D8E6FAFBD-631x4201518986407

rita16-596x4201518986399

F57FD02C-AA76-4223-B309-FB6D5BB2BDE91518986403

auto_495488CE00000578-5404573-image-a-112_15189134389451518986522

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb