Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Fotot me Patozin, Mero Baze: Luftën kundër PD-së nuk e drejtoj unë, por Lulzim Basha

mero-Baze

TIRANEPërmes një analize të publikuar në editorialin e gazetës ‘Tema’, gazetari dhe analisti Mero Baze i ka kthyer përgjigje zërave dhe aludimeve që qarkullojnë në disa portale mbi një foto të tij me Astrit Patozin se po komploton me grupin kundër kryetarit të ngrirë në PD Lulzim Basha dhe do të marrë PD-në.

Nga Mero Baze:
Në fund, desha t’i kthej përgjigje një fushate të ndyrë po ndaj kundërshtarëve të Bashës, por ku po përdoret emri im. Është bërë në disa raste nga disa kamarierë pa identitet të tij dhe vazhdon me këto profilet anonime, sipas të cilëve, ekziston një komplot në PD, prej vitit 2013, d.m.th që me Olldashin, që unë kam dashur “të marr PD-në”, një fjali sa pa kuptim, aq dhe vulgare për mendjet e sëmura rrotull kryetarit të vulës.

Ndryshe nga Lulzim Basha dhe kushdo kollovar tjetër aty, unë kam një raport emocional me PD, një raport që nis nga dhjetori i 1990, kur kam themeluar ndoshta degën më të vështirë të saj, në malet e Martaneshit dhe Burrel, dhe kjo histori ka vazhduar dhe në ditë shumë të vështira të PD-së. Por unë i kam dalë përballë pushtetit të asaj partie, kur aty u shfaq Lulzim Basha si “dhëndër brenda” për të bërë ato që bëri bashkë me Sali Berishën, që nga vjedhjet galopante, e deri tek vrasja e qytetarëve në bulevard dhe vjedhja e zgjedhjeve.

Unë kam luftuar boll që këta njerëz të ikin nga pushteti dhe projekti im kundër pushtetit të tyre personal në krye të PD, mbaron në vitin 2013, kur ata ikën nga pushteti, edhe për shkak të luftës sime. Dhe për këtë jam krenar!

Prej 2013-s, luftën kundër PD-së dhe të ardhmes së saj nuk e drejtoj më unë, por Lulzim Basha. Mua më ndodh e kundërta, pasi prej vitit 2013, mua më dhimbset PD, për atë çfarë po i bën Lulzim Basha. Nëse do isha dikush që do e urreja PD-në vërtet, njeriun që do të doja më shumë sot, do të ishte Lulzim Basha. Ai do të ishte i vetmi aleat i imi në atë parti, sikur unë ta urreja. Atë që i ka bërë ky njeri PD-së, nuk do mund t’ia bënte as armiku më i madh i saj. Bile jo vetëm PD-së, por dhe Sali Berishës.

Unë jashtë modestisë, i jap shumë pikë vetes në luftën ndaj Berishës, ashtu sikundër i jap shumë pikë dhe atij në luftën kundër meje. Por lufta mes nesh ka qenë ballazi, me emrat dhe fytyrën tonë, para syve të shqiptarëve. Kjo luftë e pistë e Lulzim Bashës dhe tredhja që ai i ka bërë Sali Berishës (siç thotë populli, duke “e kapur për koqe”) dhe duke e bërë si lolo, që të heshtë para kësaj që po bën, është një meritë, që gjithë ne kundërshtarët e Berishës duhet t’ia njohim Lulzim Bashës. Ne i kemi bërë boll dëme Sali Berishës, por këtë që po i bën Basha, nuk kemi mundur dot. Dhe shpjegimi sërisht është tek lufta si skuth që bën ky njeri. Siç i bën gjithë gjërat.

(BalkanWeb)


Komente ( 8 )

  • Mero me kujtohen vitet studentore, kur per te Kaluar kohen, gjithe klasa tallte b…… me ty se ishe rob I trashe, po deshe behem dhe me konkret.

  • Çfarê vlere do ti japësh ti PD-së mor mere???
    Ti e ke mendjen vetêm të bësh fëlliqësira dhe nxjerrësh fëlliqësira nga goja që të nxjerësh sa më shumë lekë nga shitja e lajmeve false edhe shkon andej nga fryn era.

  • DOLI EDHE NJE HERE MARRE BOZA.
    NJE FILOZOF KA THENE:
    “KA DISA NJEREZ QE JANE SI PUNA E ASAJ MIZES MENDJEMADHE, E CILA HYPUR MBI KALE,PRETENDON SE GJITHE MERITA PER TERHEQJEN E KARROCES I TAKON ASAJ”
    EHH MERO MARRE BAZE MIZA BOZA. TI NUK JE AS MIZE.JE CIMKE JO QE THITH POR NXJERR HALERA NGA GOJA.

  • TT BAZE SKEQENE KURRE ME PD.SE TI JE NJE KELYSH I KUQ QE I SHERBEN TE KUQVE.TI U FUTE NE PD SE ATY TE URDHERUAN SE ISHTE KOHA ATEHERE QE ME PERMBYSJEN E KOMUNIZMIT ME 90 NE GJITHE EUROPEN SIURIMSATDHE AGJENTURAT SERBO-GREKE U FUTEN NE PARTITE PER TA SHKATERUAR TE DJATHTN.GAZETA JOTE ESHTE PROPAGANDUSJA ME E ZELLSHME E FUQIS USHTARAKE RUSE,KU BEHET PROPAGANDA E “SUPERFUQISE”RUSE KUNDRA USAS.

  • Takim intrigantash Astriti Mero edhe te gjith ata qe jane levizja per karrike kok lopa Endira Bushati, pijaneci Olli etj.

  • Z.Patozi foto ne kazino ka me vler se foto me Bazen domethene e ke Menderosur fare me Meron.Tashi ik e bej foto edhe me Ver LLapen.

  • O i meruar i menderosur! S’u ngope me gelbaza e te rrahur ti?! Ti bizhdile je perdhosur aq rendshem sa nuk ndyn me njeri duart e gelbazat me ty! Per cfare rron mor mortje!

  • Si nuk doli nje ta leri sakat per gjithe jeten e tij kete pleher Mero Baze, antishqiptar dhe antiveriore i terrbuar



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.