Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

FOTO+VIDEO/ Pamjet e shtëpisë së shkrumbuar në Durrës, ku humbën jetën trinjakët e mitur

TIRANE-“BalkanWeb” sjell pamjet nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku 3 fëmijë trinjakë rreth 3 vjeç janë djegur brenda në banesën e tyre e cila është përfshirë nga zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në Romanat në banesën private të shtetasit G.Konci.
shtepia e djegur ne romanat3
Në pamjet e siguruara nga ‘BalkanWeb’ shihet shtëpia brenda ku ndodhi ngjarja e djegur pothuajse plotësisht, ndërsa për arsye sigurie është ndërprerë edhe energjia elektrike. Zjarri ka ardhur fillimisht nga dhoma ku ndodheshin 3 fëmijët të cilët ishin vetëm pa praninë e prindërve.
20170920-192216
Trupat e 3 vogëlushëve janë dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, ku do i nënshtrohen ekspertizës. Kanë qenë banorët që kanë lajmëruar zjarrfikësit. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë ardhur si pasojë e lojës së tyre me shkrepse, por ende nuk është saktësuar.
20170920-192224
Përveç tyre, familja Konçi kishte edhe dy vajza të tjera më të rritura, të cilat ashtu si edhe prindërit nuk ndodheshin në banesë në momentet e tragjedisë.
20170920-192227
20170920-192228
shtepia e djegur ne romanat
(d.d/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.