MALESI E MADHE – Fundjava e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Malësinë e Madhe. Me një pamje fantastike përtej dritares së Bujtinës së Fratit, shefi i qeverisë ka shijuar mëngjesin këtë të shtunë, duke zbuluar edhe preferencat e tij ushqimore: Petulla, djathë, një omletë, mjaltë, reçel dhe kafe.

“Një eksperiencë unikale për bukurinë fizike dhe shpirtërore të Shqipërisë”. Kështu e ka cilësuar kryeministri udhëtimin e tij në Malësinë e Madhe.

Përbri fotove të publikuara në faqen e tij në ‘Facebook’ kryeministri shkruan: “Udhëtimi nëpër rrugën e Malësisë së Madhe, me një ndalesë në Tamarë, një mbrëmje në Vermosh dhe një mëngjes në Bujtinën e Fratit, është një eksperiencë unikale për bukurinë fizike dhe shpirtërore të Shqipërisë”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb