Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO+VIDEO/ Basha përballet live me Selamin në Shkodër, por ndodh një incident

PD-BASHA-IKIN-DRITAT

SHKODER- Kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe rivali i tij për kreun e partisë, Eduard Selami do të përballen live sot përpara demokratëve të Shkodrës, në kinema Millenium, por pak para se të niste takimi në sallë ndërpritet energjia elektrike.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb deri në momentin kur u ndërpre energjia në sallë kishte mbërritur vetëm Eduard Selami, ndërsa pritej ardhja e kryetarit Lulzim Basha.
PD-BASHA-IKIN-DRITAt-1jpg

PD-BASHA-IKIN-DRITAT

Siç raporton Nikshiqi për BalkanWeb, mungesa e energjisë ka zgjatur 5 minuta. Edhe pse aktiviteti zhvillohej në një ambient privat, ku duhet të merrte masa, OSHEE vendosi në punë gjeneratorin si dhe siguroi mbarëvajtjen e organizimit duke e furnizuar objektin me lidhje tjetër në formë unazore.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.