SPANJE-Grupi i njohur i aktivisteve Femen ka protestuar në Spanjë. Një nga aktivistet e lëvizjes ukrainase ka hyrë në muzeun e Dyllit të kryeqytetit spanjoll, ku gjendet statute e presidentit amerikan duke bërtitur: ‘Duhet ta kapim Trump nga ko…’. ka thënë ajo gjysmë e zhveshur, e ndjekur nga rojet e sigurisë, të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë gruan me forcë nga salla.

Kjo është një protestë për të gjitha femrat, të cilat presidenti Trump i ka poshtëruar në të kaluarën.
Aktivistet kanë marrë përsipër përgjegjësinë për protestën duke shkruar në Twitter:’ Femen sapo kapi statujën e Trump nga topet në Madrid”.

Statuja e Trump është dëmtuar nga grupi i të drejtave të grave të botë, pasi ai u shfaq në një video të realizuar në tetor 2005, duke biseduar me gjuhë vulgare me një person tjetër, teksa mburrej duke thënë se i pëlqen të puthë femrat vetëm sepse janë të bukura.

Ai thotë se nga që është i famshëm, ato e lejojnë të bëjë çfarë të dojë, t’i puthë, t’i kapë në pjesët intime apo të kryejë marrëdhënie intime.

Pavarësisht kësaj videoje Trump arriti të fitojë zgjedhjet mbi Hilary Clinton.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb