Luftëtari arriti të marrë një fitore shumë të vlefshme ditën e sotme ndaj Partizanit, duke bërë kthesë kështu nga rezultatet e këqija të javëve të para. Gjirokastritet ishin që pjesë të parë në avantazh të thellë, pasi rezultati ishte 3-0 në fundin e saj. Ndërkohë ne stadium ishte prezent edhe këshilltari i presidentit Demi, Luciano Moxhi.

Euforia padyshim ka qenë e madhe për tifozët vendas, sepse jo vetëm që po fitonin, por po mundnin një nga ekipet më të forta të vendit me rezultat të thellë. Ka patur edhe nga ata tifozë të Luftëtarit që kanë zgjedhur ta shohin ndeshjen nga taracat e pallateve.
tif
Ndërsa Partizani këtë ndeshje kishte edhe mbështetjen e “Guerrilsave të Sarandës”, që janë disa tifozë nga qyteti bregdetar të pasionuar pas ekipit të Partizanit.
saranda
Më poshtë mund të ndiqni një video amatore të realizuar nga tribuna kryesore e stadiumit të Gjirokastrës, ku tifozët e Luftëtarit festojnë fitoren e thellë të pjesës së parë.

Burimi:http://www.panorama.com.al/sport/fotovideo-moxhi-ne-stadium-tifozet-gjirokastrite-ia-marrin-valles/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb