AUSTRALI-Duke parë këto foto të realizuara ditë më parë dhe të publikuara në Instagram nga fotografët dhe ekskursionistët mund të jetë e vështirë ta besosh.

Po ky liqen i mrekullueshëm australian, me ngjyrë blu të fortë, është më i vështirë për ta gjetur se sa e mendoni. Jo vetëm fshihet mes maleve të Tasmanisë së Jugut, por ai zbulohet vetëm pak herë në vit. Për këtë arsye është pagëzuar me emrin Disappearing Tarn, për aftësinë e tij për tu shfaqur dhe për tu zhdukur brenda pak orëve.

Për ta mbushur liqenin me ujë nuk shërben një burim nëntokësor, por janë shirat e mëdha që e transformojnë këtë kënd të pyllit në një liqen. Por pikërisht ashtu siç krijohet nga asgjë, ashtu zhduket. Nganjëherë ajo mbetet për ditë të tëra e mbushur, nganjëherë mjaftojnë pak orë për parë të thahet.

Një karakteristikë që e bën këtë liqen misterioz, përveçse mishëron sensin e sfidës për të gjithë ata që bëjnë një ekskursion prej 6 kilometrash për ta admiruar, por pa qenë të sigurt nëse do e gjejnë.
Një nga dëshmitarët e fundit ka qenë fotografi James Spancer, që ka treguar aventurën në blogun e tij: ‘Kur arritëm tek legjendari Tarn mbetëm të entuziazmuar kur e pamë se sa i thellë ishte. Sigurisht shumë më tepër i mbushur se kur e pashë dy vjet më parë’.
(da.xha/BalkanWeb)

Disappearing Tarn and Wellington Falls. #discovertasmania #tasmania #nature

A post shared by Blaise Garza (@blaisegarza) on


FOTO22

LIQENI AUSTRALI

AUSTRALI

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: