DURRES- Një kabinë e energjisë elektrike është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës. Ngjarja është regjistruar pranë Stacionit Hekurudha, në zonën e plazhit.

Sapo u njoftuan për zjarrin, forcat e zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes ndërsa bënë të mundur lokalizimin e flakëve.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që në terren është edhe grupi i avarive të OSHEE. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndije elektrike ose nga mbingarkesa në rrjet.
zjarri32` - Copy

zjarri322 - Copy

zjarri3 - Copy
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: