DURRËS– 4 të rinj kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesi të sotëm në autostradën Tiranë Durrës. Dy mjete tip Benz janë përplasur kokë më kokë pranë Sukthit, ndërsa viktimat janë 3 vajza dhe 1 djalë.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në mjetin tip Benz me targa AA979GV i cili drejtohej nga djali udhëtonte në sens të kundërt të autostradës. Mësohet se 36-vjeçari Dashnor Deliallisi që ka humbur jetën është nga Durrësi. Në mjetin tjetër tip Benz me targa AA694IL udhëtonin 3 vajza, njëra nga të cilat mësohet se është nga Tirana. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë Greta Sherifi, nga Saranda dhe Izabela Balla, 33 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Elona Xhuti. Sipas burimeve zyrtare nga policia, bëhet e ditur se 36-vjeçari drejtonte mjetin me shpejtësi mbi 150 km në orë.

Sipas gazetares së ‘News24’ Klodjana Haxhiaj, përplasja mes dy mjeteve ka qenë e fortë dhe për pasojë 4 të rinjtë kanë humbur jetën menjëherë. Mjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht, ndërsa trupat janë nxjerrë nga forcat zjarrfikëse.

Si pasojë e aksidentit të rëndë është devijuar qarkullimi i mjeteve. Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

VIKTIMAT
-Një mjet drejtohej nga Dashnor Deliallisi
-Mjeti tjetër drejtohej nga Greta Sherifi
Në mjetin e Sherifit udhëtonin:
-Izabela Balla
-Elona Xhuti

Policia: Ja kush janë 4 të rinjtë që humbën jetën
Më datë 13.10.2016, ora 04:15, në autostradën Tiranë-Durrës, Sukth, mjeti tip ‘Benz’ me targa AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 694 IL, në pronësi të shtetases G.Sh. 23 vjeçe, banuese në Sarandë.

Për pasojë kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjere të seksit femër në mjetin me targa AA 694 IL. Nga hetimet paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit me targa AA 694 IL ka qenë shtetësia G.Sh. dhe njëra nga pasagjeret shtetësia I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë. Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Trupat e 4 të rinjve në morgun e Durrësit
Trupat e pajetë të katër të rinjve janë transportuar në morgun e Durrësit, ndërsa pritet që familjarët t’i identifikojnë. Mësohet se vajza që drejtonte mjetin është me mbiemrin Balla, nga Tirana, ndërsa shoferi tjetër me mbiemrin Deliallisi, nga Durrësi.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb