Policia e Shtetit jep detaje për shumën prej 50 mijë eurosh që sipas tyre u gjetën gjatë operacionit të koduar “Aeroporti”, në banesën e të shpallurit në kërkim për grabitjen e 30 qershorit, Aleks Pepa. Siç shihet edhe në video paratë ishin futur në qese plasmasi dhe ishin fshehur në frigorifer.

Dyshohet se i shpalluri në kërkim, Aleks Pepa këto para i ka siguruar pikërisht nga grabitja e 30 qershorit brenda pistës së aeroportit të Rinasit.
aleks pepa


DEKLARATA E PLOTE
Policia e Shtetit: Vijon operacioni “Aeroporti”, për dokumentimin e plotë me prova ligjore të grabitjes së ndodhur në Aeroportin e Rinasit me datë 30 Qershor 2016, si dhe për kapjen e autorëve:
LEKET-NE-FRIGORIFER
Në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore, për sekuestrimin e provave si dhe për kapjen e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të grabitjes së vlerave monetare në Aeroportin e Rinasit që transportoheshin nga policia private “Nazeri 2000”, ju informojmë se:

Në Elbasan në banesën e shtetasit A.P, i shpallur në kërkim nga ana jonë si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes, gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën dhe u sekuestruan një shumë e konsiderueshme Eurosh. Paratë ishin futur ne qese plasmasi dhe ishin fshehur në frigorifer.

Sasia e parave kap shumën 50.000 Euro të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe dyshohet se janë para të grabitura në ngjarjen e 30 Qershorit 2016.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb