Xhanluixhi Donaruma është rikthyer përsëri në qendër të kritikave për tifozët e Milanit. Pas telenovelës së gjatë, në merkaton e verës, që më në fund përfundoi me rinovimin e kontratës, tashmë agjenti i portierit, Mino Raiola, ka deklaruar se lojtari i tij duhet të prishë kontratën me Milanin, pasi ndihet i dhunuar psikologjikisht.
donaruma qan
Por, tifozët e Milanit nuk mund t’ia falin një tjetër tradhëti portierit të ri. Në një parrullë gjigande të shfaqur para ndeshjes së Kupës me Veronën, në tribunën e Curva Sud, banderola shkruante: “Dhunim psikologjik me 6 milionë euro në vit dhe blerja e vëllait tënd parazit? Tani zhduku copë m… se durimi mbaroi!”/PanoramaSport
donaruma banderola

Kur thirret numri dhe emri i Donarumës, tifozët fillojnë vërshëllimat…


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb