TIRANE- Dita Botërore e Meteorologjisë, festohet çdo 23 mars që nga viti 1950, që daton edhe krijimi i WMO (Organizata Botërore e Meteorologjisë).

Në kuadër të kësaj dite, me iniciativë të përbashkët ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, projekti BRIGAID si edhe Qendra Kërkimore Meteorologjike Meteoalb, kanë organizuar sot një workshop për të ri-sjellë në vëmendje rëndësinë e Ditës Botërore të Meteorologjisë me qëllim motivimin e kërkuesve shkencorë për ide dhe iniciativa inovative në lidhje me tre çështje kryesore dhe shumë aktuale si përmbytjet, thatësirat dhe moti ekstrem.
WhatsApp Image 2018-03-23 at 18.31.15

Në workshop ishte ftuar edhe prezantuesja e motit në News24 TV, Nigla Peçi si partnerë të ngushtë me Meteoalb.
5a88f5a9-c357-47e9-88f7-33149f293e8d

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb