Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Brazil - Kosta Rika

RUSI 2018
17:00

Nigeri - Island

RUSI 2018
20:00

Serbi - Zvicër


FOTO+VIDEO/ Zbret nga kamioni dhe përplaset nga një makinë, humb jetën shqiptari në Itali

20170508 Verona Incidente sull'autostrada A22 6 km dopo il casello di Nogarole Rocca in direzione nord  Foto Angelo Sartori    - 20170508 Verona Incidente sull'autostrada A22 6 km dopo il casello di Nogarole Rocca in direzione nord  - fotografo: sartori

ITALI- Një 44-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht sot në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën A13 Bologna-Padova në Itali.

‘Corriere’ raporton se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte shofer i një kamioni, ndërsa kishte ndaluar mjetin në korsinë e emergjencës. Gjatë momentit që ai kishte dalë nga mjeti, është goditur nga një mjeti tip “Volkswagen Passat”, që e drejtonte një 54-vjeçar italian.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, shoferi i mjetit u shoqërua në polici për t’u marrë në pyetje. Aksidenti shkaktoi edhe trafik në autostradë, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës. Sakaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.
incidente autostrada-5
(ed.me/BalkanWeb)