Washington- Fqinjët e Ivanka Trump ankohen për të dhe familjen e saj. Ankesat e banorëve janë për plehrat, parkimin në rrugë dhe prezencën e madhe të forcave të sigurimit.

Fqinjët e Ivanka Trumpit, burrit të saj Jared Kushner dhe 3 fëmijëve të saj thonë se trotuaret janë mbyllur, parkingu publik është mbushur dhe se familja dhe stafi i saj nuk janë interesuar për të mësuar orarin e largimit të plehrave jashtë shtëpisë së tyre 5.5 milionë dollarëshe.

‘Ata e kanë shkatërruar lagjen”, tha Marietta Robinson për Associated Press.

Shtëpia në lagjen Kalorama u ble në muajin dhjetor nga një kompani e cila e ka dhënë me qera për çiftin Kushner dhe Trump të cilët u zhvendosën aty pas inaugurimit të babait të saj Donald Trump si presidentit i SHBA.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj punojnë si këshilltarë në Shtëpinë e Bardhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb