Futbolli është një sport që është shpikur për të bashkuar dhe këtë e tregon më së miri finalja e Botërorit, e cila u fitua nga Franca 4-2 ndaj Kroacisë.

Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit dy federatat kanë uruar njëra-tjetrën.

Një koeçidencë pasi të dyja e kanë bërë në të njëjtën kohë, 19:11 minuta. Federata Franceze e Futbollit ka shkuar: “Urime për Kroacinë, për kompeticionin e madh dhe fantazinë në lojë. Respekt.”

Ndërkohë Federata Kroate e Futbollit ka shkruar: “Urime për ekipin francez. Skuadra fiton për herë të dytë Botërorin. Urime.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb