Më shumë se 100 persona mbetën të vrarë në sallën e koncerteve në ‘Baltacan’, teksa ishin duke ndjekur grupin muzikor nga Kalifornia Eagles of Death Metal.

Anëtarët e grupit kanë shpëtuar të gjithë, por ata janë duke kërkuar për pjesëtarët e tjerë të ekipit të tyre, pasi ata u sulmuan nga terroristët teksa performonin muzikën e tyre rock.

Policia franceze ndërhyri me forcë për lirimin e pengjeve në teatër rreth mesnatës, ku vranë tre terroristë dhe liruan pengjet e mbetura në sallë.

Anëtarët e grupi muzikor që mban edhe emrin e frikshëm ‘Shqiponjat e vdekjes’ arritën të shpëtoni pasi ata u larguan me shpejtësi nga skena në momentin e sulmit terrorist në sallën me mbi 1500 spektatorë.

Një zëdhënës i grupit të rokut nga kalifornia tha; “Mendimet tona janë me të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë situatë tragjike”.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb