FRANCE – Gjykata më e lartë administrative e Francës ka pezulluar ndalesën e burkinit, rroba plazhi të përdorura nga gratë myslimane, që mbulojnë gjithë trupin.

Gjykata ka thënë se ndalesa shkel seriozisht lirinë e besimit dhe lirinë individuale. Vendimi tani krijon precedent për rreth 30 qytete të tjera që kanë ndaluar burkinin.

Një avokat jashtë gjykatës tha se njerëzit që janë gjobitur, mund të kërkojnë paratë e tyre. Çështja është ngritur në gjykatë nga një grup për të drejtat e njeriut dhe një shoqatë kundër Islamofobisë.

Kryetarët e qyteteve, kryesisht bregdetare, thonë se ndalesa synon të mbrojë rendin publik dhe rregullat për sekularizëm. Por, myslimanët thonë se ata po sulmohen padrejtësisht.
(news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: