FRANCE- Të paktën 26 persona janë plagosur teksa protestuesit, të cilët kundërshtojnë reformat e reja të punës, janë përleshur me policinë në Francë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës kundër protestueseve, ndërkohë që ka arrestuar 15 prej tyre.
Protestat e dhunshme ndodhën pranë një stacioni hekurudhor në Paris. Dhjetëra protestues hodhën gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të forcave të sigurisë, të cilët u përgjigjën me forcë për t’i shpërndarë ata.
Ata dolën nëpër rrugë duke thirrur slogane kundër reformave të reja të punës të vendosur nga qeveria.
Ndërkohë, stafi i punës në Kullën Eifel deklaroi se do t’i bashkohet protestës duke ndaluar kështu aktivitetin e Kullës.
(el.sp/BalkanWeb)