FRANCE-Ishte viti 2002 kur Closer publikoi fotot e Kate Middleton topless teksa ishte me pushime në jug të Francës. Tani Dukesha e Cambridge dhe princi William kërkojnë 1.5 milion euro dëmshpërblim dhe interesa nga e përjavshmja franceze.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga avokatët e revistës gjatë procesit, që u mbajt dje në Nanterre, pranë Parisit. Fotot e bëra gjatë pushimeve në Provenza, tregojnë ‘një imazh pozitiv të çiftit’, ka thënë Paul-Albert Iweins, duke denoncuar tendencën anglo-saksone për dënimin.

Ndër të tjera sipas avokatit të gazetës La Provence, edhe kjo nën akuzë për një foto të publikuar të dukeshës, ku Kate shfaqet me kostum plazhi, çifti kërkon 50 000 euro dëmshpërblim për publikimin e fotos, raporton repubblica.it.

Në pamjet e realizuara dhe të publikuara në Closer, çifti shfaqet teksa bën banjo dielli në tarracën luksoze të një resorti në Luberon, kështjella e Autet, pronë e viskontit Linley, nipi i mbretëreshës.

Fotot u publikuan më pas edhe në revista të tjera evropiane, por në Britaninë e Madhe shtypi mbrojti më të madhe Kate duke kërkuar identitetin e paparacëve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: