*Rrëzohet avioni me 150 persona në bord, pasagjerët shtetas spanjollë, gjermanë, turq e belg, mes tyre 2 të porsalindur

*Spanja, Gjermania e Franca në këmbë. Tre ditë zie në Spanjë, Merkel telefonon Mbretin

*Raportimet: Moti ishte i mirë, avioni lëshoi sinjal rreziku 33 minuta para humbjes së kontakteve

FRANCE- Një avion gjerman me 144 pasagjerë në bord dhe 6 anëtarë ekuipazhi, që udhëtonte nga Barcelona për në Dusseldorf është rrëzuar në Francë, pranë Digne­les ­Bains për arsye ende të panjohura. Në bord ndodheshin edhe dy të porsalindur.

Bëhet fjalë për një Airbus A320 të kompanisë gjermane ‘Germanwings’, i cili raportohet se është rrëzuar në jug të Alpeve franceze. Mësohet se avioni i Germanwings, kompania low cost e Lufthansa-s, i ka humbur kontaktet me radarët në orën 11:20. Por më herët rreth orës 10:47 minuta ai kishte lëshuar një sinjal rreziku. Pas thirrjes së emergjencës, avioni është zhdukur nga radari, duke humbur 9.000 metra lartësi mbi nivelin e detit në vetëm 10 minuta. Sekretari francez i Shtetit Alain Vidalies tha në televizion se s’ka të mbijetuar. Në bord, sipas të dhënave ishin 45 shtetas spanjollë, një shtetas belg dhe 67 shtetas gjermanë. Qeveritë e tre vendeve, të tronditura, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare.

kisheza

Ora 22:00 Dy këngëtarë te njohur operistike thuhet se jane dy nga pasagjerët që humbën jetën ne aksidentin tragjik ajror në një shpat mali te Alpeve Franceze kete te marte. Fotot e Maria Radner dhe Oleg Bryjak, nga Kazakistani, dolen disa orë pasi helikopterët e shpëtimit mbërritën në vendin e largët te rrëzimit. Christian Vigne, një anëtar i ekuipazhit të parë te helikopterit të mberritur në vendin e ngjarjes, tha se aeroplani ishte ‘shpërbëre krejtësisht “dhe trupat janë shpërndarë në një sipërfaqe prej rreth 400 metra katrorë”.

opera

Ora 21:53 “Le Figaro”: Dy australianë në mesin e viktimave. Një nënë dhe djali i saj janë ndër 150 viktimat që ishin në bordin e avionit A320 Germanwings, njoftoi Julie Peshkopi, Ministri i Jashtëm i Australisë.

Ora 21:31 Çfarë do të ndodhë sonte! Helikopterët vazhduan të fluturojnë mbi zonë. Raportohet se pesë xhandarë do të kalojnë natën në vendin e rrëzimit dhe 50 të tjerë u nisen në kërkim të një rrugë në këmbë për të hyrë në zonen ku u rrezua avioni. Kerkimi do të rifillojë në agim, raporton “Le Figaro’.

Ora 21:25 Kerkimi do të rifillojë në agim, ne oren 5:30¬6;00. Ekspertët nga Instituti i Kërkimeve Penale të xhandarmërisë Kombëtare (IRCGN) u larguan nga Parisi dhe janë duke mundesuar identifikimin e trupave, që do të fillojë nesër.

Ora 21:18 Aeroplani thuhet se eshte rrezuar poshtë shpatit te malit, pasi sipas mjekut Frederic Petitjean, një nga të parët që do mbërriti sot në mëngjes në vendin e rrëzimit, vendi i saktë ku ka rene avioni është në luginën e Galèbre, rrethuar nga majat shkëmbore dhe shumë e vështirë për të hyrë. Toka është e shkrifët dhe mund të jetë e rrezikshme për ekipet e shpëtimit, tha ai

Ora 21:16 Përveç vështirësive në arritjen e zones ku ra avioni, policia dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në kushte të vështira atmosferike. Mediar raportojne se po bie shi në Seyne les Alpes dhe nesër metereologet kane paralajmeruar edhe per borë në këtë qytet.

Lufthansa: Dje pati një problem teknik

Ora 20:56- Avioni ka qendruar disa orë dje në Dusseldorf për një problem teknik. Kështu pohuan burime nga kompania ajrore gjermane Lufthansa për Spiegel online. Motivi i ndalesës një problem në portën e përparme. “Një problem krejtësisht i rregulluar aq sa avioni, në orën 10 të mëngjesit mundi të hynte në punë.

Ora 20:35- Video nga zona e emergjencës

Lajmi tragjik është konfirmuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil Francez, e cila pohoi zyrtarisht se asnjë nga 150 personat që udhëtonin në bord nuk kanë mundur të mbijetojnë pas përplasjes me malin.

120036309-4f98637f-b248-49ae-addb-a699c4b46edf

 

Ora 20:30- Një dëshmitar i rrëzimit te avionit në Alpet franceze ka raportuar se fluturimi i “Germanwings” lëshoi zhurma të çuditshme, pak para rrezimit. Sipas Pierre Polizzi: “Në 11:30 kam dëgjuar zhurmat e medha nga qielli. Në zonë shpesh kalojne avionë ushtarak, por kur pashe ne qiell, nuk ishte avion i nje tipi te tille. Zhurma zgjati gati 8 sekonda. dukej se fluturonte më ngadalë se një avion ushtarak. Pastaj kishte një tjetër zhurmë të zgjatur, pas 30 sekondave”.

Ora 20:25- “Në dritën e asaj që kemi parë, do të ishte një mrekulli po të gjejmë edhe dikë që ka arritur të mbijetonte”, u përgjigj Pierre­Henry Brandet, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme franceze, kur ai vajti fluturoi mbi zonën ku avioni A320 u rrëzua. “Do të ketë shumë pak shanse që ne të zbulojmë një ose disa të mbijetuar”,­ shtoi ai. Ora 20:15 Ekipet e shpetimit në helikopterin e parë që arriti në faqen e malit thanë se kishin gjetur copa te avionit ne madhësinë e një makine.

Ora 20:10- Publikohen foto te reja nga vendi i rrezimit te avionit. ”Nuk ka mbetur asgjë përveç mbetje nga avioni dhe trupat e viktimave”. Ekipet e shpetimit në helikopterin e parë që arriti në faqen e malit thanë se nuk kishin parë asnjë të mbijetuar dhe kanë raportuar gjetjen e copave te avionit ne madhësinë e një makine.

Vendi i avionit

Ora 19:51- Një foto e re e skenës se aksidentit. Disa mbetje te avionit ishte ende duke u djegur kur jane fotografuar.

Avioni djegur

Ora 19:36- Familjet e viktimave janë duke planifikuar për të mbërritur në Francë. Familjet gjermane dhe spanjolle janë nisur për në Francë, sipas televizionit ITV. Ata do të priten në Seyne­les­Alpes nga autoritetet franceze.

Ora 19:12- Nga Barcelona, zëvendës/president i Lufthansa, në pronesi te te cilit eshte “Germanwings”, njoftoi se rrëzimi i avionit A320 ishte një “aksident”. “Në këtë fazë ne besojmë se është një aksident dhe çdo gjë tjetër mbetet spekulim”, tha Heike Birlenbach, Zv/President i kompanisë për shitje dhe shërbime në Evropë, në një konferencë shtypi në Barcelonë.

Ora 18:59- Lule dhe qirinj: shkolla gjermane pranë qytetit të Dortmundit në Gjermani ishte në zi te martën. Televizioni gjerman tregoi imazhet e të rinjve duke qarë apo me fytyrë të ngrysur duke ndezur qirinj dhe hedhur lule për shokët e tyre, viktima te aksidentit ajror ne France.

Ora 18:38- Një ekip futbolli suedez kishte anulluar fluturimin me avionin e rrëzuar. Sipas “Le Figaro”, ekipi suedez i futbollit të Divizionit të 3­të, kishte planifikuar për fluturuar nga Barcelona­Dusseldorf, por me të mbërritur në aeroportin e Barcelonës, lojtarët hoqën dorë dhe vendosën që të marrin biletat e fundit që ishin në dispozicion në tri fluturime të ndryshme që i bënë ata të shkojnë në Cyrih dhe Mynih. “Për të gjithë ata që janë përpjekur të na kontaktojnë orët e fundit ne jemi në shtëpi dhe jemi në rregull. Ky ishte një tjetër aeroplan. Le të pushojne në paqe,” shkroi në Twitter portieri Frank Pettersson.

Ora 18:31- Jean­Louis Bietrix, udhërrëfyesi për në malet e Alpeve, që shoqëroi ekipet e shpetimit në vendin e rrëzimit të avionit tha se për fat të keq, nuk kishte asgjë për të bërë më. “Në zonën atje kanë mbetur sende të imëta….avioni u zhduk plotësisht”,­ tha ai.

Ora 18:26- Spanja shpall tre ditë zi kombëtare. “Z. Rajoy foli me presidentin Francois Hollande. Vendimi i miratua: ne do të publikojmë një dekret ku deklarojmë tre ditë zi zyrtare nga mesnata e sotme dhe do të mbajmë një minutë heshtje në mesditë, në të gjitha institucionet publike”,­ tha Soraya Saenz de Santamaria, zëdhënëse e qeverisë spanjolle.

Ora 18:20- Është një kontrollues i trafikut ajror që ka ngritur alarmin këtë mëngjes. Sipas Le Monde, është inxhiniero i Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil (DPAC), që ngriti alarmin sot në 10:30 duke informuar eprorët e tij “se një radio kishte humbur lidhjen me nje avion”. Sipas tij, sot në mëngjes, avioni A320 Germanwings nuk i është përgjigjur thirrjeve të shumta nga kulla e kontrollit.

Ora 18:18- Parlamenti Evropian mbajti një minutë heshtje në nderim të viktimave

Ora 18:15- Avioni Airbus 320 u rrëzua në orën 11:00. Rrethanat e aksidentit ajror në Alpet ende janë të panjohura.

Ora 17:59- Ministria e Brendshme franceze publikoi nje video nga vendi i rrezimit te avionit.

Ora 17:50- Pas kërkimeve për gjetjen e të mbijetuarve lidhur me tragjedinë e shkaktuar nga rrëzimi i avionit Airbus A320, mediat franceze duke cituar parlamentarin Christopther Castaner, raportojnë gjetjen e njërës prej kutive të zeza, nga ku pritet të zbulohen shkaqet e rrëzimit të avionit.

Ora 17:35- Momentet e fundit të rrëzimit të avionit sot janë të fshehura në mister, pasi kontrollorët e trafikut ajror pohuan se ata nuk morën asnjë alarm SOS pavarësiosht se avioni u rrëzua pingul në vetëm tetë minuta.

Ora 17:05- Publikohen pamje të tjera të avionit të rrëzuar

Ora 16:37- Mes viktimave është së paku edhe një shtetas belg, kanë konfirmuar autoritetet e Belgjikës.

Ora 16:36- Media: 39 pasagjerë në bord janë shtetas turq

Ora 16:31- Presidenti amerikan Barak Obama u informua të martën për rrëzimin në Alpet franceze të një avioni A320 të kompanisë Germanwings, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kishin ofruar ndihma. “Zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt me ato francezë, gjermanë dhe spanjollë…”, tha Shtëpia e Bardhë.

Ora 16:18- Deputeti i Alpes­de­Haute, Christophe Castaner fluturoi mbi zonën e aksidentit, të cilën ai e përshkroi si një “tmerr”.

Ora 16:01- Xhandarmëria franceze: “Është evidentuar një trup që lëviz” në afërsi të rrënojave të avionit të rënë në Francë. Kështu thotë gjenerali David Galthier, kreu i xhandarmërisë së provincës ku ndodhi aksidenti. “Tani për tani, po punohet për të shpëtuar ndonjë të mbijetuar”.

KOMPANIA AJRORE: AVIONI U KONTROLLUA PARA FLUTURIMIT

Ora 15:35- Pas aludimeve të shumta mbi shkaqet e rënies së avionit gjerman, disa prej të cilave bëjnë fajtor kompaninë ajrore, kjo e fundit ka reaguar duke deklaruar se avioni është kontrolluar para fluturimit. Gjithashtu përfaqësues të kompanisë ajrore ‘Germanwings’, kanë konfirmuar se një grup hetuesish do të dërgohen në vendin ku ka rënë avioni Airbus A320 për të kryer hetime për zbardhjen e kësaj tragjedie që ka tronditur Europën. Ndërsa kancelarja gjermane Angela Merkel tha se “kemi rënë dakord me Francën dhe Spanjën që të ndihmojmë njëri-tjetrin për tragjedinë që ndodhi në Alpet franceze ku u rrëzua avioni gjerman.

VIKTIMAT JANE SPANJOLLE, GJERMANE DHE TURQ
Ora 15:00- Presidenti francez Hollande bëri me dije se viktimat në aksidentin ajror janë spanjollë, gjermanë dhe turq, ndërsa nuk raportohet të ketë shtetas francezë. Mediat raportojnë se mes viktimave ka pasur edhe dy fëmijë.

ZYRTARE: ASNJE I MBIJETUAR
Ora 12:54- Nuk ka asnjë të mbijetuar, thonë burimet zyrtare.

HOLLANDE: VËSHTIRË TË KETË TË MBIJETUAR
Ora 12:33- Presidenti Francez, Hollande pak minuta pas ngjarjes së rëndë ka deklaruar se është shumë e vështirë që të ketë ndonjë të mbijetuar.

”Kjo është një tragjedi tjetër ajrore, duhet të njohim shkaqet dhe t’ua bëjmë të ditur autoriteteve përkatëse, gjermane dhe spanjolla, si dhe familjeve të viktimave”, deklaroi François Hollande.

LESHOI SINJAL RREZIKU PAK MINUTA PARA RRËZIMIT
Ora 12:29- Në orën 10:47 minuta avioni i rrëzuar ka kërkuar ndihmë duke dërguar një sinjal rreziku, ndërsa pak minuta më parë kishte humbur nga radarët, transmetojnë tv franceze.

Diagramët tregojnë se si avioni ka rënë në pak minuta

CA27hGeUsAAw3Bi

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: