Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vetëm fjalë të mira për Kombëtaren shqiptare.

Dy kombëtaret, Franca dhe Shqipëria do të përballen të mërkurën, nga ora 21:00 në Marseille, në kuadër të Grupit A të “Euro 2016”.

Para këtij takimi, trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka lavdëruar Kombëtaren shqiptare.

“Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. Ata treguan se janë një skuadër e mirë edhe kur luajtën me 10 lojtarë ndaj Zvicrës.

Bëhet fjalë për një skuadër të organizuar shumë mirë nga një trajner italian. Ndeshja e së Mërkurës në Marseille do të jetë shumë e ndërlikuar”,- ka thënë Deschamps ai për “Telefoot”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: