Një grup arkeologësh francezë ka zbuluar një thesar të rëndësishëm mesjetar në Abaazia të Cluny, në zonën e Saône-et-Loire.

Skuadra e përbërë nga disa studentë të Universitetit Lumiere Lyon të drejtuar nga arkeologia Anne Baud, po kryenin gërmime në Abbazia kur kanë gjetur atë që në fillim dukej si një lëmsh leckash.

Në brendësi të saj gjendeshin 2200 monedha argjendi, 21 florinj, një unazë floriri me vulë dhe sende të tjera të çmuara. Analizat laboratorike kanë zbuluar që monedhat e arta i përkasin viteve nga 1121 deri 1131 në Andalusi dhe Marok, që udhëhiqej nga Ali Ben Youssef, sorvrani i dinastisë berberë të Almoravidi, që mbretëronte në Maghreb al-Aqsa dhe në Spanjën myslimane në fund të shekullit të XI dhe në fillim të XII.

Thesari i çmuar ka mbetur i groposur për rreth 850 vjet.’ Kush e ka fshehur? Një besimtar? Një laik? dhe përse e ka varrosur dhe më pas e ka harruar?” Këto janë pyetjet që arkeologët dhe një tjetër ekip ndërkombëtar po përpiqen të gjejnë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb