Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Frikase me mish

frikase me mish vici

Nga: ZONJA VJOLLCA
600 gr mish viçi
2 lgj miell
1-2 kokrra vezë
1 gotë kos
Kripë, piper
4 lgj vaj ulliri ose 2 lgj gjalpë
Majdanoz ose koper

Vendosim mishin në tenxhere për të zjerë duke shtuar 1 kokërr qepë, gjethe dafine, 1 degë selino. Këto janë sipas dëshirës pasi mund të vendosni dhe vetëm mishin për të zjerë. Në gysmën e minutazhit të zjerjes shtojmë pak kripë dhe e lemë mishin të ziejë derisa tuli të shkëputet lehtë nga kocka. Shkrijmë gjalpin ose ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim miellin për 3-4 minuta pa i dhënë ngjyrë. E shuajmë me lëngun e mishit duke e trazuar vazhdimisht dhe e lemë të ziejë për 5 minuta. Ndërkohë trazojmë mirë kosin me vezët duke e përzjerë mirë derisa të formohet një krem i lidhur. Fikim zjarrin shtojmë kosin me vezën dhe e trazojmë ngadalë. Vendosim kapakun dhe e lemë në temperaturë të vet që të mpikset derisa të flluskojë një valë e lehtë. Më pas e servirim me pak majdanoz ose koper sipas dëshirës.
(er.cu/Vila24/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.