FRANCE- Në një qendër tregtare në Paris, sot pasdite është gjetur një valixhe të dyshimtë, dhe për shkak të rrezikut se mund të kishte bombë, janë evakuuar të gjithë personat që gjendeshin në qendër.

Mediat franceze raportojnë se është arrestuar një i dyshuar. Po ashtu në parkimin e qendrës tregtare është gjetur edhe automjeti i dyshuar, i cili është kontrolluar nga forcat e deminimit, shkruan “vesselnews.io”.

Në aksionin e policisë, janë mobilizuar 250 policë, zjarrfikës, anëtarët e njësisë për deminim si dhe qentë nuhatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: