KORE E JUGUT – Atletët e Koresë së Veriut raportohet se ruhen 24 orë në ditë në Lojrat Olimpike Dimërore për t’i ndaluar që të dezertojnë. Rreth 500 koreano-veriorë ndodhen në Korenë e Jugut për Lojrat Olimpike, duke përfshirë atletë, zyrtarë por edhe zyrtarë të sigurisë, roje dhe informatorë, shkruan CNN.

Megjithëse atletët nga të Koreja e Jugut dhe e Veriut marshuan së bashku duke mbajtur një flamur të unifikimit në ceremoninë e hapjes, realiteti thuhet se është shumë ndryshe.

Rojet e sigurisë ruajnë atletët gjatë gjithë kohës për t’u siguruar që asnjeri nuk dezerton për në Jug, një ish oficer policie i Koresë së Veriut tha për CNN.
Rojet e sigurisë i ndjekin atletët kudo që shkojnë pasi çdo dezertim do ishte një turp për regjimin e Kim Jong-un dhe do shkaktonte një krizë diplomatike.

Ata gjithashtu mbajnë shënim personat me të cilët flasin atletët dhe raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në Phenian.

Por megjithëse atletët koreano-veriorë kanë dezertuar më parë gjatë garave sportive, është pothuajse e pamundur që dikush të dezertojë gjatë një evenimenti të një profili kaq të lartë.

Vetëm dy atletë të Koresë së Veriut kanë dezertuar gjatë garave ndërkombëtare, një lojtare e ice-hockey në 1997, dhe dy vite më vonë, një atlet i xhudos dezertoi në Spanjë.
(a.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: