Nuk është lajm i mirë për Juventusin, edhe pse mbetet për t’u konfirmuar. Aktualisht kampionatet janë në pushim, për shkak të ndeshjeve miqësore të përfaqësueseve, ndërsa Paulo Dybala ka shfrytëzuar rastin që të pushojë sepse trajneri i Argjentinës Jorge Sampaoli, nuk e ka ftuar në kombëtare.

Por, kjo vizitë e tij në Madrid nuk ka mundur të mbetet pa u vënë re nga mediat spanjolle që menjëherë kanë nisur të spekulojnë se Dybala dhe menaxheri (vëllai) i tij, ishin në një takim të fshehtë me Florentino Perezi i cili pavarësisht se po mendon blerjen Neymar dhe shitjen e Bale, Dybala mbetet ëndrra e tij e hershme. Ky lajm ka bërë që te Juventusi të shqetësohen, pasi Dybala shikohet si një futbollist që duhet të jetë e ardhmja e klubit.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb