GJIROKASTËR- Që prej dy ditësh, banorët e fshatit Golem në Gjirokastër janë izoluar nga reshjet e borës. Në këtë fshat, pjesë e njësisë administrative të Kurveleshit, jetojnë 30 familje, të cilat përveç rrugëve të bllokuara vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.

Gazetarja e ‘News24’ Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se rruga Rruga Kolonjë-Golem është e pakalueshme. Po ashtu mësohet se ky fshat prej një jave vuante nga problemet që shkaktuan ngricat, ndërsa reshjet e borës paralizuan totalisht hyrje-daljet. Vetë banorët shprehen se janë në mëshirë të fatit.

Ndërkohë, kryetari i fshatit, Alket Stroka shprehet se bashkia nuk ka mjete që të bëjnë të mundur hapjen e rrugës. “Bashkia na ka thënë se nuk ka mjete të përshtatshme për hapjen e rrugës. Nuk kemi asnjë mundësi komunikimi me qytetin.”, tha ai.

Prej kohësh vendi ynë është përfshirë nga i ftohti polar, ndërsa shumë zona malore vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të reshjeve të borës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: