Shumë është thënë që niveli i futbollit në Shqipëri është rritur, por e vërteta qëndron se Tirana, Flamurtari dhe së fundmi Korabi, kanë hasur probleme të shpeshta ekonomike duke “turbulluar” ujërat në këto ekipe, madje njëra prej tyre thuajse ka siguruar rënien nga kategoria dhe dy të tjerat rrezikojnë jo pak.

“FSHF” nuk ka marrë asnjë iniciativë për këtë situatë, por së fundmi ka planifikuar një investim 3 mln eurosh për zyrat e reja të saj. Ndërkohë që me fillim e punimeve në “Arenën Kombëtare”, u bë e ditur se “FSHF” do të ketë në dispozicion disa ambiente në hapësirën prej 4 mijë metrash të stadiumit. Gjithsesi nuk u përcaktua nëse do të ishin të mjaftueshme.

Federata Shqiptare e Futbollit, prej kohësh është e akomoduar në ambientet pranë ish kompleksit Dinamo, ku është përcaktuar që të kryhet edhe investimi. Në mars priten që të nisin punimet.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb