Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FSHZH: Gjelbërimi në aksin Tiranë-Dajt projekti ynë, deri në Surrel ka përfunduar në 2012

rrugaaa

TIRANË- Rehabilitimi dhe gjelbërimi i pjesëve anësore të segmentit rrugor Tiranë-Dajt është një projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Sipas FSHZH, ky projekt po zbatohet në kuadër të një programi të gjerë të qeverisë shqiptare për gjelbërimin e akseve rrugore kombëtare.

Ky program, një pjesë e të cilit po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, ka filluar nga puna në akset rrugore Plepa-Vlorë, mbikalimi i Kasharit-Tiranë dhe do të vazhdojë këtë vit në segmentet rrugore Levan-Kakavijë, Lushnjë-Berat dhe Lin-Pogradec.

Falë projektit në fjalë të segmentit rrugor Tiranë-Dajt, do të përfundojë me sukses lidhja funksionale mes kryeqytetit dhe parkut kombëtar Dajt, duke e bërë këtë të fundit të aksesueshëm për qytetarët, por edhe duke lehtësuar ndërlidhjen rrugore për komunën e Dajtit, Shëngjergjit dhe Zallbastarit.

“Ndonëse faza e parë e këtij projekti që lidh kryeqytetin me Surrelin ka përfunduar në vitin 2012, FSHZH e vlerësoi të arsyeshëm këtë sqarim publik duke e konsideruar pretendimet e sotme në media si të pambështetura mbi të vërtetën e projektit”, thuhet në njoftimin e FSHZH-së.

Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka shpërdoruar fondet publike për të gjelbëruar rrugën e shtëpisë së tij të re në Surrel të Dajtit.

 

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.