Usain Bolt është padyshim vrapuesi më i madh i gjeneratës së tij, ndoshta edhe në histori, mirëpo ai nuk ia doli që t’i mbaronte 100 metrat e tij të fundit në karrierë.

Të gjithë prisnin që xhamajkani të tërhiqej me një tjetër medalje të artë, por e tëra përfundoi duke qëndruar i shtrirë për tokë dhe në pamundësi që ta përfundonte garën e tij të fundit.

UsainBolt-

Në Lojërat Olimpike dhe në Kampionatet Botërore, Bolt i ka fituar në total 19 medalje të arta, por sfida e fundit nuk shkoi sipas dëshirës së njeriut më të shpejtë në botë.

usain1

Në garën e të shtunës në 4×100 m, në kuadër të Kampionatit Botëror, ekipi i tij ishte prapa në xhiron e fundit dhe Bolt nuk arriti ta bënte vrapimin final.

usain2

Në videon e mëposhtme mund ta shihni momentin kur atleti i famshëm fillon të ndjejë dhimbje dhe detyrohet të ndalet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb