Të shtunën në “Estadio Mendizorrotza” luhet një sfidë me detyrim fitoren për Real Madrid pasi ndeshet në transfertë me Deportivo Alavesh dhe mundësia e mirë për të dalë nga kriza e vogël e rezultateve nuk duhet humbur. Përgjegjësia në rast mos arritje të objektivit bie me teknikun Zinedin Zidan i cili në këtë sfidë duhet të përballet me ndenja të dyfishta.

Në kampin kundërshtar, te Deportivo Alavesh, aktivizohet djali i teknikut të madrilenëve Enzo Zidan.

Në adoleshencë ai ka veshur fanellën e të rinjve të Realit si mesfushor ofensiv, duke u quajtur Enzo Fernandez, emri i nënës së tij. Ai ka qenë gjithnje kunder “ZZ” duke mos preferuar të mbetet në hije të të atit: “Unë jam Enzo, jam i ndryshëm, jam një lojtar ndryshe”, ka deklaruar në korrik.

I madhi i katër fëmijëve, Zidane, ka luajtur nën urdhërat e të atit me ekipin e dytë të Realit (2014-2016) dhe me pas Enzo debutoi me ekipin e parë në nëntor 2016 në një ndeshje të Kupës së Mbretit, ku shënoi një gol në stadiumin Santiago-Bernabeu.

Alavesh në javët e para të “La Liga-s” ka regjistruar një rekord negativ duke humbur në të 5-ta ndeshjet e zhvilluara dhe për më shumë duke mos arritur të shënopjë asnjë gol. Drejtimin e skuadrës spanjolle thuhet se do ta marrë ish-tekniku i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb