Nenexhiku i egër është një nga erëzat më të preferuarat të stinës, jo vetëm për vlerat mjekësore, por edhe për shijen dhe aromën që përcjell.

Gjethet e nenexhikut të egër janë përdorur që në lashtësi dhe aroma e tyre gjithnjë ka simbolizuar mikpritjen në shumë kultura.

Kërkimet shkencore të kohëve moderne vazhdojnë të provojnë atë që tashmë dihet në mbarë botën: nenexhiku i egër është një nga kurat bimore më të çmura të natyrës.

Ndryshimi kryesor mes nenexhikut të egër dhe atij të kultivuar qëndron në faktin se ndryshe nga nenexhiku i butë i vazove apo oborreve, nenexhiku i egër gjendet i rritur vetë në natyrë duke i mbijetuar vetë kushteve atmosferike dhe elementëve natyrorë. Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë bimë mjekësore dhe nenexhiku i egër gjendet shpesh nëpër pyje dhe kullota.

Pesë vlerat shëndetësore të çajit të nenexhikut të egër:

1- Largon stresin

2- Sjell gjumin e munguar,

3- Rrit përqendrimin,

4- Kuron sinozitin

5- Zgjidh problemet me stomakun

Pavarësisht këtyre vlerave të mira, nuk duhet harruar që çaji i nenexhikut të egër mund të ketë disa efekte anësore. Disa njerëz janë alergjikë ndaj mentolit, ndaj duhet pasur kujdes. Femrat shtatzënë duhet të dinë gjithashtu që çaji i nenexhikut relakson uterusin dhe mund të rrisë rreziqet e abortit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: