Britania e Madhe, SHBA, Francë dhe Gjermani dolën në një deklaratë të përbashkët duke thënë se helmimi i ish-agjentit rus ishte një shkelje e sovranitetit të Britanisë së Madhe nga Rusia, shkruan RT.

“Fuqitë e mëdha” kanë dalë në përfundimin se incidenti në të cilin Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan në Salisbury më 4 mars, përfshinin “një agjent nervash ushtarak, të zhvilluar nga Rusia”.

Të katër vendet thanë se “incidenti ishte sulmi i parë i një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe e kanë quajtur një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar”.

Dokumenti e quajti incidentin “një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar”, duke shtuar se ajo ishte në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike (CËC) dhe të drejtën ndërkombëtare.

Uashingtoni, Parisi dhe Berlini mbështetin pretendimin e Britanisë së Madhe se Moska ishte përgjegjëse për atë sulm makabër

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: