TIRANË- Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj e ka festuar ditëlindjen e tij të 59-të i vendosur në mes të një vorbulle akuzash në lidhje me vëllain e tij. Por me sa duket festimet do të mbesin për pjesën private, pasi në parlament në gjithë atë stuhi, ditëlindja e zyrtarit të lartë të PS ka kaluar pa shumë vëmendje.

As një buqetë me lule siç është zakoni dhe siç ka ndodhur rëndom për ditëlindjet e deputetëve nuk u pa në parlament. Gazetarja Marsela Karapanço raportoi për “BalkanWeb” se deputetët e kanë uruar dhe i kanë dhënë dorën ministrit Xhafaj kur ai ka ardhur në seancë pas largimit të opozitës.

Madje zv.kryeministrja Senida Mesi i ka dhuruar edhe një përqafim të ngrohtë ministrit të Brendshëm. Nuk kanë munguar as urimet e ministreve Olta Xhaçka dhe Lindita Nikolla dhe po ashtu i ministrit Pandeli Majko.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb