TIRANE- Kur kanë mbetur 2 ditë nga nisja e fushatës ndërgjegjësuese për kuponin tatimor, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i është drejtuar administratës tatimore dhe inspektorëve të terrenit me një letër të hapur, ku i fton ata të jenë bashkëpunues me biznesin, duke iu rikujtuar se mungesa e modestisë nga ana e tyre përbën armikun kryesor të suksesit të institucioneve.

“Dëshiroj të ndaj me ju mesazhin tim shumë të qartë dhe të panegociueshëm, se objektivi ynë nuk është të vendosim gjoba, objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpaguesit me durim, modesti dhe profesionalizëm që të zbatojnë detyrimin ligjor”, thuhet në letrën e ministrit Ahmetaj.

Sipas tij, vulgariteti dhe mungesa e modestisë janë armiku kryesor i suksesit të institucioneve tona. “Mos harroni për asnjë moment, që sado gabim të jetë, sipërmarrja meriton të ndihmohet, për shkak të risqeve që ka ndërmarrë ndër vite”.

Ligji, vijon letra e ministrit Ahmetaj, është platforma jonë. Detyra jonë, thotë ai, është të jemi këmbëngulës në zbatueshmërinë e ligjit, por jashtëzakonisht shumë modest dhe bashkëpunues me biznesin, sepse në këtë betejë ne dhe sipërmarrja qëndrojmë në të njëjtën anë.

Duke sjellë në vëmendje faktin që fatura dhe kuponi tatimor janë institucione mbi të cilat ndërtohet buxheti i shtetit, Ahmetaj sqaron se beteja është të kthejmë faturën dhe kuponin tatimor në institucione të normës së përditshme në jetën e sipërmarrjes dhe qytetarëve.

Më tej, ai ndalet në disa nga rezultatet e 6-mujorit të parë, të cilat ministri i cilëson të suksesshme.

LETRA E PLOTE

DREJTUAR: DREJTORISÉ SÉ PÉRGJITHSHME TÉ TATIMEVE, TIRANÉ

DREJTORIVE RAJONALE TÉ TATIMEVE

Té nderuar,Kur na ndajné edhe dy dite nga fillimi i fushatés edukuese, informuese dhe sensibilizuese ne terren per kuponin tatimor, déshiroj t’ju drejtohem me njé mesazh personal nä kuadér te fazes se dyté te betejés kundér informalitetit né ekonomi dhe marrédhénies se re qé kemi ndértuar me sipérmarrjen nä muajt qé lame pas.

Kemi pérmbyllur njé giashtémujor te suksesshém né rezultatet e arritura, por edhe nä promovimin e njé filozofie te re pune.

Dua té ndaj me ju lajmin e miré qé ekonomia shqiptare e ka Iéné krizén prapa dhe ka hyré tashmé né njé trend te pakthyeshém te konsolidimit té rritjes ekonomike, e cila nä tremujorin e paré te vitit ishte shumé prané kufirit te 3%. Té ardhurat e gjashtémujorit jane rritur konsiderueshém nä raport me te njéjtén périudhé te nje viti mö paré dhe kané shénuar njé performance te kénaqshme ne raport me planin, ndaj kétu giej rastin t’ju falenderoj per pjesén tuaj te kontributit ne kété rezultat.

Qasja e re, e provuar tashmé nä terren, e fazes sö dyté anti-informalitet, me njé fokus te posacém tek platforma e riskut dhe platforma informatike e komunikimit me sipérmarrjen per dhjetra fenomene te ndryshme risku, ka funksionuar.

Dhe ndêrkohê qê kemi shpallur njé fushaté shumé intensive té thjeshtésimit té procedurave, ndêrkohé vazhdojmé ndérgiegiêsimin me fushatên komunikuese dhe dialogimin né terren mes tatimeve dhe tatimpaguesve pér domosdoshmérinê e korrektimit té pêrgiegiêsisê tatimore, duke filluar nga 1 Gushti do té kemi edhe njé verifikim né terren té situatês sé kuponave.

Dêshiroj té ndaj me ju mesazhin tim shumê té qartê dhe té panegociueshêm se objektivi ynê nuk éshtê té vendosim gioba, objektivi ynê éshté té ndihmojmé tatimpaguesit me durim, modesti dhe profesionalizem té zbatojné detyrimin ligjor.

Vulgariteti dhe mungesa e modestisé éshté armiku kryesor i suksesit té institucioneve tona. Mos harroni pér asnjé moment qé sado gabim té jeté, sipérmarrja meriton té ndihmohet, pér shkak té té gjithê risqeve qé ka ndérmarre ne vite.

Ligji éshté platforma jone. Por nése ka njé instrument e mund legjitimitetin e administratés edhe kur ka té drejté, êshté mungesa e modestisê. Detyra joné éshté te jemi kémbéngulés ne zbatueshmériné e ligiit, por jashtêzakonisht shumé modest dhe bashképunues me biznesin, sepse ne kétê betejé, ne dhe sipérmarrja qéndrojmê né té njéjtén ané.

Fatura dhe kuponi tatimor jané institucione mbi té cilat ndêrtohet buxheti i shtetit. Beteja jone éshté ta kthejmé faturên dhe kuponin tatimor né institucione té normes se perditshme né jetén e sipérmarrjes dhe qytetarêve.

Tashmé kemi njé eksperiencê té miré nga viti i kaluar. Uné ju ftoj ta pérmirésojmê até eksperiencé e né bashképunim té ngushté me qytetarêt dhe bizneset, té ndértojmé njé realitet té ri té zbatimit té ligjit, njé realitet té pérditshém dhe té kudondodhur né té gjithê Shqipêrinê.

Ju uroj suksese né punen tuaj pérgiaté ditêve né vijim, me shpresên se do té mund té marr sa mé shumé konfirmime nga sipêrmarrja né terren, pér imazhin e miré dhe punen tuaj tejet profesionale.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2016/07/Letra-e-Ministrit-Ahmetaj-per-inspektoret-tatimore-ne-terren-29-korrik-%2716.pdf”]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb