Komisioneri evropian për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Johannes Hahn u shpreh se është e papranueshme përzierja e Turqisë në fushatën zgjedhore të vendeve të tjera.
Kjo deklaratë e Hahn erdhi si reagim ndaj thirrjes së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Erdogan u shpreh që diaspora turke në Gjermani të mos votojë për kancelaren gjermane Angela Merkel, CDU-në e saj, por as për SPD dhe Të Gjelbërit, duke thënë se këto parti janë kundër Turqisë. Hahn i kërkoi vendeve anëtare të BE-së të shqyrtojnë “pasojat strategjike”.
Ai tha se bisedimet për hyrjen e Turqisë në BE, pas vendimit të vendeve anëtare të BE-së që të mos hapet ky kapitull, janë “de fakto” të ngrira. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb