DURRES- Një drejtues mjeti është ndaluar nga policia pasi shkeli rregullat e qarkullim, pasi udhëtonte pa rrip sigurimi. Burime nga policia bënë me dije se behet fjalë për Preng Pulaj, 25 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Të njëjtat burime theksuan se më datë 20 në Fushë- Krujë, duke drejtuar automjetin tip Wolswagen i riu është ndaluar nga Punonjësit e Qarkullimit pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Punonjësit e Policisë i kanë vendosur masën administrative konform shkeljes së kryer, por Pulaj ka kundërshtuar për shkak të detyrës Efektivet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: