FUSHË-KRUJË- Një shpërthim ka ndodhur gjatë natë së kaluar në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave zyrtare, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:25, në autostradë, në kryqëzimin e Granzës, ku është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse artizanale, në lokalin e shtetasit M. Ç.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale (thyer xhama). Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Paraprakisht dyshohet se eksplozivi është vendosur për motive konkurrence mes bizneseve. Ndërkohë pronari ka rezultuar pa precedentë penalë.
(m.k/BalkanWeb)