FIER-Një efektiv policie ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se fuste në burgun e Fierit telefona celularë.

Bëhet fjalë për Sokol Rrapajn, punonjës në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. Sipas burimeve policore mësohet se efektivi ishte nën vëzhgim prej një muajsh, ndërsa u arrestua në flagrancë në mjediset e burgut.

Sakaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: