TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentues në statusin ku Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj shkarkoi sot nga detyra 3 zyrtarë të Hipotekave në Fier dhe Tiranë.

Komentuesi i thotë se duhet të futen në zyra njerëz që e meritojnë dhe jo plehra që duan të zhvatin popullin, ndërsa Rama i tregon edhe njëherë portalin ku mund të denoncojë që të mos lodhet dhe zvarritet.

REPLIKAT
Komentues: Jo mor zotëri mos prano ti të fusësh në zyrat e shtetit plehra që vetëm duan të zhvatin popullin, fut në punë atë që e meriton dhe jo atë që paguan më shumë se pastaj ç’do bëjë ai do vjedhë patjetër.

Edi Rama: Këto përralla janë të bukura, po realiteti është i thjeshtë: Mos u lodh, mos u zvarrit, mos u dorëzo, bëj një mesazh në shqiperiaqeduam.al dhe kaq! Nëse përton ta bësh edhe kaq, atëherë.

rama komente

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: