Ilir Luarasi, ish-futbollist i Dinamos dhe kombëtares shqiptare, është ndarë sot nga jeta në moshën 63-vjeçare. Luaresi, një nga portierët më të shquar në vendin tonë, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në Francë, aty ku jetonte prej disa vitesh.

Luarasi u shqua si ndër më të dalluarit në vitet 80-t dhe po ashtu pati një karrierë tepër të suksesshme edhe në fillimin e viteve 90-t. Ndërmjet këtyre viteve gardiani ka mbrojtur edhe portën e Kombëtares, ndërsa me Dinamon fitoi edhe titullin kampion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb