“Gazzeta dello Sport” ka publikuar sot pagat e futbollistëve dhe trajnerëve të “Seria A” ku ajo që bie në sy është se dominon Juventusi. Edhe pse për sezonin e ri ka më shumë futbollistë që përfitojnë paga të majme, sërish në krahasim me kampionatet e tjera elitare në Europë, “Seria A” mbetet mbrapa.

Leonardo Bonucci (Milan) dhe Gonzalo Higuaín (Juventus) janë dy lojtarët më të paguar të Seria A për sezonin 2017-2018, me 7.5 milionë euro në sezon secili.

Podiumin e kompleton me 7 milionë euro në sezon Paulo Dybala (Juventus). I katërti më i paguar është Gianluigi Donnarumma, i cili në moshën 18-vjeçare dhe pas përpjekjeve të Milanit këtë verë për të rinovuar më të dhe për të shmangur largimin, merr 6 milionë euro në vit.

Sa i takon trajnerëve më të paguar listën e udhëheq Massimiliano Allergri, trajneri i Juventusit që ka pagën më të lartë, 7 milionë euro. Pas teknikut bardhezi vjen Luciano Spalleti që në verë u largua nga Roma për të marrë drejtimin e Interit. Spalleti përfiton 4 mln euro në sezon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb