UEFA ka shpallur formacionin më të mirë të javës së tretë të grupeve të “Europa League”. Në të 24 sfidat e zhvilluara ditën e enjte një nga të përzgjedhurit është në takimin Skënderbeu – Partizani i Beogradit.

Deri këtu asgjë për tu habitur, por natyrisht që përfshirja e Bajram Jashanicës në këtë formacion është befasuese dhe një lajm i mirë e i merituar për paraqitjen që qendërmbrojtësi dha mbrëmë kundër serbëve.
auto_Screenshot_111508500092
Jashanica në mbrojtje është i rreshtuar me 3-shen e përbërë nga Moti (Ludgorets), De La Bella (Real Sociedad) dhe Shomko (Astana).

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb