TIRANË- Ish-futbollisti i Tiranës Mirel Çota ka paditur klubin bardheblu në Gjykatë. Kjo pasi sipas tij nuk ka përmbushur detyrimin kontraktor në vlerën e rreth 20 mln lekëve të vjetra. Bëhet fjalë për një pjesë të pagave që futbollisti pretendon se nuk i ka marrë. Sipas padisë së siguruar nga BalkanWeb, objekti i kërkon palës së paditur, Klubi i Futbollit Tirana të të përmbushë detyrimin kontraktor ne vlerën e 2.080.000 lekë për llogari të palës paditëse, si pasojë e mos respektimit të kontratës individuale të punës të datës 11-06- 2012.

Padija është regjistruar më 25 nëntor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë.

Çota ka luajtur dy sezone te Tirana nga viti 2012 deri në vitin 2014. Pasi i mbaroi kontrata u largua në fillim te Elbasani, me pas te Teuta, ndërsa tani luan te Sopoti.

PADIA NË GJYKATËN E SHKALLËS SË PARË
Nr. i Çështjes: 15074
Dt. e regjistrimit: 25.11.2016
Paditësit: Mirel Cota
Te paditurit: KLUBI I FUTBOLLIT TIRANA
Lloji i Çështjes: Padi të tjera Kontraktuale
Baza Ligjore: Neni 476 – 495

Objekti: Detyrimin e palës së paditur të përmbushë detyrimin kontraktor ne vlerën e 2.080.000 (dy milionë e tetëdhjetëmijë) lekë për llogari të palës paditëse, si pasojë e mos respektimit të kontratës individuale të punës të datës 11-06- 2012.

Statusi i dosjes: Gjykim
Gjyqtari: Arben Mullaj

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: